Info

Agjensia “Ante” Real Estate

Vepron ne keto fusha:

  1. Ndermjetesim, konsulence, perfaqesim ligjor per shitje, blerje, qera te pronave te patundeshme.
  2. Kryeje e sherbimeve te tjera komisionere, ne fushen e tregtimit te pasurive te luajtshme si mjete motorrike toksore  e detare, prenotim te  sherbimeve turistike etj.

Stafi i Ante Real Estate, ka experience te gjate ne ne fushen e pronave te patundeshme, duke njohur shume mire specifikat e pronave te tregut shqiptar te real estate, si dhe procedurat ligjore e administrative te zbatuara nga viti 1991 e deri aktualisht, per fitimin e te drejtave reale te pronesise ne baze te legjislacionit shqiptar per te gjitha llojet e pronave te paluajteshme truall, toke bujqesore, pyje e kullota , ndertesa etj.

Ne veprimtarine tone bashkeveprojme prej kohesh me ekspert te njohur te fushes se pronave te patundeshme si inxhinier gjeodet te njohur nga shoqata perkatese, jurist dhe vleresues pasurie tashme te afirmuar ne kete veprimtari, si dhe eksperte te fushes se teknologjise se informacionit, qe bejne temundur rritjen e cilesise se sherbimit tone.

Eksperienca jone eshte konkrete dhe e krijuar ne punen e perditeshme dhe prej gati 14 vitesh ne Zyren e Rregjistrimit te Pronave, ne zyrat e Kthimit dhe Kompesimit te Pronave, si dhe zyren e Verifikimit teTtitujve te Pronesise (Akteve te marrjes se tokes ne pronesi), gje qe ka krijuar njohje te problematikave dhe rrugeve te zgjidhjes se tyre.

Gjithashtu puna me specialistet me te njohur te ketyre Zyrave bene te mundur nje ekspertize konkrete dhe efikase per nje zgjidhje te qarte dhe pa humbje kohe te problemeve te pronesise, si dhe garancine ligjore per te pasur prona te paluajteshme te sigurta per zhvillimin e cdo projekti biznesi bazuar mbi to.

Veprimtaria jone shtrihet kryesisht ne Qarkun e Vlores dhe Tiranes duke afruar nje ekspertize me te detajuar ne keto dy tregje te real estate, por jemi te hapur dhe per tu shrire me te njejtat standarte dhe ne zona te tjera te vendit.

Agjensia “ANTE” real estate bashkevepron me agjensi te tjera real estate  te cilat veprojne ne Shqiperi, per shkembim informacioni dhe zgjerim te games se sherbimeve dhe zgjidhjen e kerkesave te qytetareve.

 

Compare

sqShqip
en_USEnglish sqShqip

Enter your keyword